Mirsevini Tek Ne.Ju Deshirojm qaste te kendshme
 
ForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rregullore per Turne ne Cs1.6

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
JuSt CauSe

avatar

Numri i postimeve : 62
Join date : 26/01/2011
Age : 20
Location : Fush Kosova

MesazhTitulli: Rregullore per Turne ne Cs1.6   Fri Feb 25, 2011 9:19 pm

Rregullore per Turnet e Counter Strike 1.6 ne Kosove


Rregullore e ber nga WarNinG

Pershendetje Lojtar te Counter Strike 1.6
Sot me daten 28.12.2010 morra guximin me perpilu nje rregullore te re pasi qe Kushtet dhe Rrethanat ne kosove nuk jon te volitshme per tu mbajt turnet ashtu siq mbahen sot, ndoshta te ardhmen shpresojme qe te permisohen, por sot jon duke u nvarur nga individ te ndryshem e jo nga KOMUNA apo QEVERIA edhe pse ju doket e quditshme ne shum vende te perendimit komuna si komun sponzoron te rinjet apo motivon ata ne qdo aspekt si ne Sporte FIZIKIE poashtu edhe ne Sporte ELEKTRONIKE

Si jan duke u realizuar turniret ne ditet e sodit:
Pra siq e permenda ma lart Kosova pik se pari nuk i ka kushtet dhe e vetmja "ZGJIDHJE" (ne thojza pasi qe nuk eshte zgjidhje e duhur) per mbajtjen e turnireve per momentin eshte:
Lojtarin me shti me pagu per pjesmarrje qmimin prej 10 euro gjegjsisht clani 50 euro.
Kjo per kushtet ne kosove eshte shume shume e madhe dhe e paperballushme nga lojtart tone mos harroni se edhe ne shtetet tan fqinje turniri bohet me pjesmarrje nga 5 euro apo 2.5 euro per lojtar e ne ne kosov kem bo shum gabim qe kem bo pjesmarrjen me qmim aq te madh.
Un personalisht e kom studiu ket fenomen dhe kom ardh ne perfundim qe me zbritjen e qmimit nga 50 euro ne 25 euro per Clan ateher do te ket pjesmarrje mat madhe te ekipeve te ndryshme dhe dot vjen prap shperblimi i njejt pasi qe besoj se me 25 euro dot fillojn mu bo turniret me nga 32 ekipe.
Me veje keq per Internet Caffet dhe per ekipet qe jon te kualifikuara per finale sepse me aprovimin e kesaj rregullore dot e ken ma te vogel shperblimin dhe dot ken ma shum mund me mrri ne finale sepse po u lajmrun 32 ekipe dot ken ma shum pun si organizatori ashtu edhe ekipi per me mbri ne finale.
Mos harroni te nderuar GAMERA qe me 32 ekipe dot ket ma shum knaqesi turniri dhe dot ket loj sa ma interesante dhe normal dot rritet edhe ma shum interesimi i lojtarve per LAN TURNE.

Zgjidhja e problemit:


Pika 1.A
--------------------------------------------------------------------------------
Pra kushtet per organizimin e nje turneu jon keto:
Interneti (organizatori) qe e mban turneun me 16 ekipe nuk guxonme ndal me shum se 25% e te hollave (100 euro)
Interneti (organizatori) qe e mban turneun me 32 ekipe nuk guxon me ndal me shum se 18.75% e te hollave (150 euro)
Interneti (organizatori) ka te drejt per gjetjen e sponzorav per perfitime personale.
Interneti (organizatori) eshte i obliguar per nje Real ip per HLTV (kjo mbetet mu aprovu ma vone)
Interneti (organizatori) eshte i obliguar te ket Linux Server
(organizatori) eshte i obliguar me Rujt Qetsin dhe Sigurin mbrenda ne LOKAL.
(organizatori) eshte i detyruar me bo Paraqitjen e turnirit ne Forum minimum 2 jav me heret.
(organizatori) eshte i detyruar me tregu Shperblimet qysh ne fillim , ne qoft se nuk din let veproj si ne piken 2.A.

--------------------------------------------------------------------------------

Pika 2.A
------------------------------
Shperblimet jon:
16 ekipe:
Vendi i par: 200
vendi i dyt: 100
Vendi i tret: nuk ka
Interneti (organizatori): 100

32 ekipe:
Vendi i par: 400
Vendi i dyt: 150
Vendi i tret 100
Interneti (organizatori): 150
------------------------------

Ne qoft se Organizatori nuk e tregon shperbmilin 2 jav para turnirit ateher TOPCIU (tema) ne forum i fshihet dhe nuk i lejohet organizimi i ati turniri.

Pika 3.A
---------------------------------------------------------------------------------
Rregullorja per CLANE dhe LOJTAR:
Lideri i clanit ka te drejt per paraqitjen e clanit te tij ne Forumin ku eshte lajmru turniri deri ne daten e mbylljes se temes “Paraqitja e ekipeve”
Lideri i clanit duhet te vjen ne turnir me kohe dhe te jet max 6 + 1 lojtar, Dmth max 7 persona.

Lideri i clanit merr persiper qdo gje per clanin e vet, duhet te jet serioz dhe ti permbahet ketyre kushteve:
Kushti 1: 1 jav para se me fillu turneu me bo pagesen per ekip me shumen prej 25 euro.

Kushti 2: Te jet serioz me paraqitjen e ti dhe te mos bon vetem per spam apo per hajgare sepse ne te kunderten antari qe e then kete rregull ka me hi ne list te zez dhe do ti ndalohet parqitja e ekipit tina ne forum dhe pjesmarrja e ti ne turnet e tjera.

Kushti 3: Lideri i clanit ka te drejt te hedh shortin, te ankohet te flet me organizatort dhe ai jep pergjegjsi per qdo gje rreth pjesmarrjes ne turnir (jo krejt ekipi).

Kushti 4: Clani ne fjale ka per detyr te jet sa ma serioz dhe te ruaj gjakftohsin ne rast humbje apo dyshimi te ndonje padrejtesie nga ana e organizatorve apo clanit kundershtar, poashtu te mos ofendoj kundershtart apo te bon me hile ne qfardo aspekti.

Kushti 5: Ne rast te Paknaqesie Clani ne fjal ka te drejt per ANKIM per keq menagjimin apo me hile ne turnir, ankesa bohet ne forumin perkates me fakte apo Deshmitar jo nga clani i tij po nga Spektatort apo ADMINISTRATORT qe do te zgjedhen me von per turnire mirpo pa fakte nuk merret parasysh ankesa.
Ne ankes nuk guxon me permabjt fjal fyse ndaj organizatorit apo kercenuese.
---------------------------------------------------------------------------------


Pika 4.A
-------------------------------------------------
Denimet per parregullsi:
Ne qoft se organizatori then njeren nga ato rregulla i mohohet e drejta per te mbajt ai ndonje turnir tjeter.
Ne qoft se clani ne fjal i then njeren nga ato rregulla ati clani i mohohet pjesmarrja ne turneun e ardhshem.
Ne qoft se forumi ne fjal nuk ofron support (perkrahje) te mir forumit i mohohet paraqitja e turnireve ne at forum ose denimi i moderatorve pergjegjes.

-------------------------------------------------

Diqka shtes:
Lojtar dhe Fansa te Counter Strike 1.6 me respect ju thom qe ket rregullore qe e kom bo kom pas qellime serioze dhe te mira per juve dhe komunitetin mbar Shqipetar shpresoj qe ka me has ne mirkuptim nga ana e juaj e mu me eshte dasht 10 vjet gati me i studiu keto fenomene dhe me eshte dasht 2 muj me u mendu per ket rregullore dhe me eshte dasht nja 5 or per ta shkru.
Ju falemnderit qe gjetet kohen me lexu ket rregullore dhe ju falemnderit qe e respektoni ate.


me keshillat, kritikat apo sygjerimet tuaja kjo rregullore ndrrohet dhe permirsohet koh pas kohe pasi qe ne kemi mujt me kapercy diqka pa e cek dhe ne baz te kushteve (rrethanave) ekonomike rregullorja ndrrohet.

Regards
JuSt CauSe

Ju faleminderit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ghg-hack.com
 
Rregullore per Turne ne Cs1.6
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Ghg-Hack :: Ghg-Hack Community :: Rregullore per Turne ne Skenen e Counter Strike 1.6-
Kërce tek: